Tragjike, shkuan për tu larë në det, mbyten 3 vëllezërit e mitur në Stamboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll. 3 vëllezër kanë gjetur vdekjen teksa kanë qënë duke notuar në det.

Viktimat janë identifikuar si Mutaz Al Mohamad, 10 vjeç, Khaled Al Mohamad 6 vjeç dhe Mohammed Al Mohamad, 5 vjeç.

Trupi i të miturve u zbulua nga babai i tyre, i cili i dërgoi në spital me urgjencë por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. Aktualisht policia po heton rastin.


Shtuar 19.07.2023 17:01