Ky është rrugëtimi i Italisë deri në finalen Euro 2020

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë zhvillojnë sonte ndeshjen finale të Kampionatit Evropian nga ora 21:00.

Rrugëtimi i i Italisë deri në finale ishte fantastik, ‘Azzurët’ fillimisht e mbyllën fazën e grupeve si lider në grupin A me nëntë pikë të grumbulluara.

Italianët më pas eliminuan Austrinë me rezultat 2-1, në çerekfinale mposhtën Belgjikën 2-1, ndërsa në gjysmëfinale e gjunjëzuan Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Italia ka realizuar 12 gola deri më tani në këtë kompeticion, ndërsa ka pranuar tre gola.

Me lojë ekipore ata synojnë sonte trofeun e dytë në Kampionat Evropian pas atij që e kishin fituar në vitin 1968.


Shtuar 11.07.2021 13:45