Safet Gjici dhe Alma K. dalin sot para Gjykatës

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe Alma K. do të dalin sot para gjykatës në Apelin e GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit.

Safet Gjici u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj Alma Kaçit është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Gjici ka kërkuar lirinë përmes avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me Alma K./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 10:17