Horoskopi 22 gusht, ja si do të jetë parashikimi i fatit për ju

Dashi

Hëna dhe Venusi do të krijojnë një atmosferë të keqe. Do të keni disa siklete, dhimbje stomaku që ju bëjnë të ndiheni të fryrë. Do të jeni nervoz me partnerin tuaj. Keni shumë probleme për të zgjidhur të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Demi

Një ditë pa lavdërime. Çështjet praktike janë pika fikse e ditës ku do të fokusoni të gjitha energjitë. Bëni pushim në një vend të qetë, ndoshta bashkë me dikë që vërtet e doni. Ju duhet të ndiqni një dietë të saktë dhe të ekuilibruar.

Binjakët

Ju pret një ditë e bukur me Hënën krah shenjës tuaj. Një moment ideal për të ripërcaktuar konturet e tregimit tuaj sentimental. A je vetëm? Ajo që ju kërkoni është vetëm dashuria. Mbrëmjen do e kaloni në një festë më miqtë tuaj më të dashur.

Gaforrja

Venusi në shenjën tuaj, që prej fillimit të muajit vazhdon t’ju mbështesë. Ju do të jeni të qetë dhe në super formë. Si përmbledhje, miqësitë dhe marrëdhëniet e shkëputura janë të bukura, jeta e të martuarve dhe çështjet financiare janë të ndërlikuara.

Luani

Një falenderim i përzemërt për Hënën që ju shikon me mirësi. Shoqëria, hijeshia dhe aftësitë e komunikimit janë në dispozicionin tuaj për të realizuar aspiratat tuaja. Jeta si çift është shumë e mirë me një harmoni gati të përsorur. Beqarët janë duke luftuar për njohje të reja dhe intriguese. Bëhuni gati t’i hapni zemrën dikujt. Udhëtoni dhe krijoni kontakte të reja.

Virgjëresha

E shtuna vështirë se do t’ju sjellë fitime, përkundrazi lëvizjet e llogarisë tuaj tashmë mund të kthehen me dritë të kuqe. Një këshillë e mirë kur bëhet fjalë për çështjet sentimentale. Nëse nuk mashtroheni nga prefeksionizmi, gjithçka do të jetë më së miri.

Peshorja

Qetësia është virtyt juaj më i fortë. Do të jetë qetësia ajo e cila do ju nxjerrë nga situatat e ndërlikuara, të gjeni zgjidhjen më të mirë për të përballur vështirësitë. Hëna sugjeron të pushoni më shumë dhe të mos lini pas dore personin tuaj të dashur.

Akrepi

Dita do të jetë me ngjarje të mëdha. Ju keni nevojë për tu kenaqur dhe të bëni disa ditë pushimi urgjent. Një humor i mirë relakson dhe thjeshtëson jetën tuaj. Nëse e doni dikë mos hezitoni, respektoni kohën e tyre. Nëse hezitoni pyesni veten nëse është dashuri e vërtetë apo nëse është thjesht një dëshirë për hakmarrje.

Shigjetari

Nga energjitë qiellore, të favorshme ju prapë do të merrni shumë vëmendje. Luani dhe Pershorja do vazhdojnë t’ju mbështesin dhe t’ju drejtojnë drejt zgjedhjeve të duhura. Jeta emocionale do të karakterizohet nga një nevojë intesive për të ndarë më shumë hapësirë me të dashurin tuaj.

Bricjapi

Ditë e vështirë për shenjën tuaj. Zemra juaj do të jetë e ngarkuar, paratë do dalin nga xhepat tuaj në sasi shumë të mëdha. Ka të ngjarë që të qëlloni më shumë se zakonisht. Do të kërkoni të pamundurën ne partneri juaj.

Ujori

Një ditë e mrekullueshme ju pret. Përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore. Do të jeni shumë të hapur në lidhje me të tjerët, gjë që do t’ju lejojë të arrini shumë. Mos hiqni dorë nga zhvillimi ose thellimi i një interesi kulturor. Udhëtim dhe vetëm udhëtim kjo është ajo që dëshironi të bëni ditën e sotme.

Peshqit

Qielli nuk është ende plotësisht i qartë nga retë, por ju keni filluar të shihni re të mëdha dhe të qeta që do të pushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirën në ditët në vijim. Tensionet lirohen, ato do të bëhen më të menaxhueshme. Venusi do të kalojë në favorin tuaj dhe jeta për ty do të bëhet më e bukur.


Shtuar 21.08.2020 21:53