Dyshimet për 4200 firmat, Berisha ftesë Bashës: Shko verifikoji, por jo si kryetar i PD!

Në të njëjtën orë, Basha dhe Berisha u përplasën me deklarata të forta kundër njëri tjetrit.

Pas deklaratave të forta të Bashës i cili fajësoi Berishën për humbjet e PD, dhe për 4200 firmat e mbledhura, sipas tij në mënyrë të parregullt, është përgjigjur nga Saranda Sali Berisha.

Gjatë foltores që po mbahet në Sarandë, Berisha i është përgjigjur Bashës dhe vullnetit të tij për ti verifikuar firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar.

Duke e quajtur vetëm një anëtar të thjeshtë të PD, Berisha I kërkoi kryetarit të PD të shkojë të  verifikojë firmat por jo si kryetar.

Berisha: Ky njëri sillet si kryetar por do t’i shohë fletët. Do t’i shohësh? Po shko, por vetëm shko si anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike.


Shtuar 12.11.2021 18:01