Ndërron jetë çiklisti 17-vjeçar, u rrëzua gjatë garës

Çiklisti 17-vjeçar Jacopo Venzo nga Vicenza e Italisë humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të frikshëm në një sektor ulës gjatë fazës së parë të “Junioren Rundfahrt”.

Tragjedia ndodhi në garën e djeshme, teksa sot erdhi konfirmimi nga skuadra e tij, Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino. Nga plagët e marra çiklisti ndërroi jetë në spital, teksa gara u anullua.

“Jemi me lot në sy dhe zemër të shkatërruar. Ju njoftojmë se sportisti ynë i ri Jacopo Venzo ka ndërruar jetë. Djali ra viktimë e një rrëzimi shumë të keq dje gjatë fazës së parë të turneut të Austrisë. Jacopo ishte një djalë i jashtëzakonshëm, me një të ardhme për t’u shkruar në sport dhe mbi të gjitha në jetë dhe për këtë arsye dhimbja është akoma më e madhe”, njofton skuadra italiane.


Shtuar 22.07.2023 12:04