Zelensky: Ukraina do të vazhdojë të mbrojë Bakhmutin, po përgatisim kundërsulmin e radhës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua gjatë një interviste të publikuar të dielën se forcat e armatosura të vendit të tij do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin e Bakhmutit (në lindje), i cili është përballur me sulme të përditshme nga ushtria ruse prej muajsh.

Zelensky foli për gazetën italiane Corriere della Sera ndërsa disa analistë perëndimorë vunë në dyshim nëse dhe deri në çfarë mase forcat më të mëdha të Kievit duhet të vazhdojnë të luftojnë për të mbajtur qytetin, i cili ka pësuar humbje massive. Qyteti pothuajse është rrafshuar nga bombardimet e pandërprera. të artilerisë ruse.

Para luftës, Bakhmut, i cili është pjesë e rajonit të Donetskut, kishte një popullsi prej 70,000 banorësh, por tani zyrtarët ukrainas thonë se kanë mbetur më pak se 5,000 qytetarë.

Për disa analistë në Perëndim, qyteti ka më shumë vlerë simbolike sesa strategjike, megjithëse ata pranojnë se ai është një portë për qytetet në perëndim të rajonit të Donetsk.

Sipas Zelenskyt , komandantët rusë synojnë të lëvizin drejt qyteteve Kramatorsk dhe Sloviansk, më në perëndim të rajonit, për të arritur “deri në Dnipro” (qendrore).

“Ne do të rezistojmë dhe ndërkohë do të përgatisim kundërsulmin e radhës”, tha ai.

Forcat ruse kanë rrethuar Bahamutin që nga korriku i vititt të kaluar./albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 08:17