Gjendet një provë e vetme që mund të gjejë autorët e sulmit ndaj Top Channel

Ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët e sulmit të pëtgjakshëm ndaj Top Channel.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.

Ndërkaq një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.

Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjashtë ekspertët që kanë qenë në vendngjarje me dyshimin se mos njëri prej tyre ka prekur gëzhojën pa përdorur doreza.

Pas kësaj do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore. Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion. Kjo metodë është përdoru dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku, raporton gazetarja Hoxha.
Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.


Shtuar 29.03.2023 12:50