“Kam folur me Erdoganin”, Rama: Do marrim dronë të armatosur! Nuk ndihemi të rrezikur nga Irani

Kryeministri Edi Rama  ka dekalruar se Shqipëria do të pajiset me dorn “Bajraktar” të armatosur.

Kreu i qeverisë u shpreh për emisionin “Opinion” se ka diskutuar me Presidentin e Turqisë, Erdogan për marrjen e 6 dronëve. Sipas tij ata do të përdoren për rujatjen e territorit, për ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim.

“Ne kemi biseduar për domosdoshmërin e dornëve. Ata janë me pako. Shqipëria do të marrë dorn Bajraktar të armatosur. Do të jenë 6 dhe do të shërbejnë për të gjitha për mbrojtjen e terrtorit, për konstatimin e  vendeve ku mbillet bimë narkotike, për ndërtimet pa leje, për të gjitha.”, tha Rama.

Kryeministri është pyetur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga një sulm terrorist iranian, Rama tha se deri në këto momente nuk ka informacione të tilla për një rrezik të shtuar.

Ndërsa shtoi se gjithsesi Shqipëria po monitoron gjithçka, pasi përballë kemi një regjim diabolik dhe të paparashikueshëm.

Pyetje: Irani është akuzuar dy herë nga Shqipëria për tentativa për akte terroriste në takimin e MEK në Manzë dhe e dyta në Kryegjyshatë, a është e rrezikuar Shqipëria nga një akti terrorist?

Rama: Nuk kemi të dhëna që ndihemi të rrezikuar, por nga ana tjetër kemi një regjim diabolik, dhe mund të jetë i paparashikueshëm.


Shtuar 22.09.2022 21:32