Ndodh në Librazhd! Nusja godet me gurë vjehrrin

Policia ka referuar materialet për një grua 36-vjeçare dhe vjehrrin e saj..

Sipas uniformave blu, 36-vjeçarja e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj vjehrrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me gurë, sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi shtetasja H. J. e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj vjehrrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me mjet të fortë (gurë), sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj”, thuhet në njoftimin e polcicisë./albeu.com