Gjendet i varur një shtetas në pyllin e fshatit në Cërrik, detajet e para

Një shtetas është gjendur pa jetë në fshatin Dushk të Cërrikut.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.M (60 vjeç) i cili dyshohet se është vetëvarur në një pemë pranë pyllit të fshatit. Policia nuk raporton për shenja dhune por grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Cërrik:
Më datë 03.07.2022, rreth orës 06:55, në fshatin Dushk, në pyllin e fshatit, në një pemë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvarur dhe pa shenja dhune shtetesi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Dushk.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.