Koeman: Barcelona grup tani, por do doja Messin!

Ronald Koeman ka folur pas fitores 4-2 të Barcelonës kundër Real Sociedad. Ndaj holandezit nuk kanë munguar as pyetjet për Leo Messin dhe sigurisht ai e ka pranuar se do donte ta kishte në skuadër yllin argjentinas.

“Mendoj se loja jonë mund të jetë më kolektive se më parë, por do të preferoja ta kisha Messin në ekipin tim. Nëse nuk e ke atë lojtar, duhet të jesh grup si skuadër”, tha fillimisht Koeman.

Më pas ai është pyetur edhe për lojtarët e sulmit, Braithwaite që realizoi dy gola dhe Depay që ka qenë dëshira e tij për ta pasur në skuadër te Barcelona.

“Depay bëri një ndeshje të madhe dhe dha një asist. Ai gjithmonë është duke bërë diçka. Sa i takon Braithwaite, ai është shembulli i një profesionisti.

Punon gjithë kohën për ekipin dhe e ka përmirësuar lojën. Ai është i shpejtë dhe është e vështirë ta ndalësh. Jam i kënaqur që kam një lojtar si ai në ekip”.

Sigurisht Koeman nuk mund të mos fliste edhe për Gerard: “Pique ishte lideri vitin e kaluar dhe këtë sezon është edhe më mirë fizikisht. Sjellja e tij ka qenë shembullorë, sikurse edhe e veteranëve të tjerë në skuadër”.


Shtuar 16.08.2021 11:52