Sarah Berisha shtazënë? Blogerja reagon pas deklaratës së kengëtarit që bëri bujë

I ftuar në emsioni “Zemer Luana” Young Zerka ka deklaruar se çifti Sarah Berisha dhe Dj PM janë në pritje të ëmbël.

“Duke ditur që këta kurrë nuk ndahem, gjithmonë janë bashkë, Dj Dagz dhe PM. Tani që lindi Dagzi më duket se do lindi dhe PM”, ka thënë Zerka mes shakas në një temë kaq delikate.

Por reagimi i Sarah Berishës ka ardhur shpejt dhe ka mohuar se është shtatzënë, shkruan Anabel.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, me heret ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.


Shtuar 23.01.2023 12:53