“Plas” sherri brenda qendrës së votimit, kreu i PD-së në Durrës godet me grushta këshilltarin bashkiak socialist

Tre persona kanë dhunuar fizikisht një person në korridorin e qendrës së votimit 1430-2 në Durrës.

Në lidhje me rastin është njoftuar policia, e cila ka shpallur në kërkim 3 agresorqt të cilët tentuan të pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit.

Burime bejne me dije se kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.
Në Durrës janë shënuar gjithashtu edhe du incidente tjera në dy qendra të ndryshme votimi në Durrës. Policia bën me dije se ka ndërhyrë pas denoncimit të disa komisionerëve për disa persona të paautorizuar që pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit./albeu.com/ 


Shtuar 14.05.2023 13:05