“Do të jetë gati në pranverë”, Rama publikon pamje panoramike nga Bajpasi i Gjirokastrës

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar pamje panoramike nga procesi i ndërtimit të Bajpasit të Gjirokastrës.

Siç duket nga video Bajpasi ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit, teksa Rama njofton se do të jetë gati në pranverë të këtij viti.

“Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti”, shkruan Rama në Facebook./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 14:49