Doping në Kupën e Afrikës, pezullohet portieri i përfaqësueses favorite për trofeun

Bregu i Fildishtë një nga ekipet favorite për të fituar Kupën e Afrikës merr një goditje të madhe 24 orë përpara debutimit në këtë kompeticion.

Portieri Sylvain Gbohouo është pezulluar për doping siç njoftoi Federata e këtij vendi dhe numri 1 nuk mund të luajë jo vetëm ndaj Guinesë Ekuatoriale por tashmë e ka humbur praktikisht Kupën e Afrikës me përfaqësuesen e tij.

Një zëdhënës i FIFA-s konfirmoi se portieri ishte pezulluar përkohësisht për doping ndërsa gjatë një konference për shtyp, trajneri i Bregut të Fildishtë, Patrice Beaumelle, shpjegoi se 33 vjeçari merrte një trajtim mjekësor por pa dhënë detaje.

Ai pranoi se skuadra merr një goditje të rëndë pasi Gbohouo është titullari i padiskutueshëm i ekipit.


Shtuar 11.01.2022 22:38