Më në fund! Shpat Kasapi dhe Selvije Kasapi zbulojnë gjininë e bebit

Ekskluzivisht për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shpat dhe Selvije Kasapi, të ftuarit e kësaj pasditeje, zbulojnë gjininë e bebit. Sigurisht që çifti është në dijeni të këtij detaji, por kanë vendosur ta ndajnë këtë moment të bukur me admiruesit e këngëtarit.

Ata kanë zgjedhur të përdorin traditën e njohur të shpimit të tullumbacit, nga i cili dalin tullumbace të vegjël  në ngjyrë blu ose rozë që simbolizojnë gjininë e bebit.

Rudina Magjistari: Keni pasur ndonjë preferencë më herët të ishte djalë apo vajzë?

Shpat Kasapi: Jo, vetëm të jetë mirë, çfarëdo që të jetë.

Çifti i drejtohet tullumbacit për ta shpuar dhe më pas prej tij, dalin tullumbace ngjyrë të kaltër.

Rudina Magjistari: Është një djalë!

Shpat Kasapi: Ishalla i ngjan Selvijes se do të jetë shumë belaxhi. Kjo është shumë e urtë si natyrë, shumë e qetë, unë kam qenë shumë i gjallë, ç’kam parë kam thyer.

Rudina Magjistari: Po s’të ka dalë keq, këngëtar i preferuar shumë, alamet nuseje ke marrë, çfarë do më shumë, në rregull i ke punët. Ju uroj shumë të dyve, ishte një moment shumë i bukur dhe do të bëheni me një djalë.

Shpat Kasapi zbulon se pas këngës së dedikuar Selvijes, do të vijë edhe një projekt për djalin e tij.

Rudina Magjistari: Do t’i dedikosh ndonjë këngë djalit?

Shpat Kasapi: Po, e kam në plan. Rudina, sikur më lexon mendimet.

Rudina Magjistari: Për emrin e djalit, keni menduar?

Shpat Kasapi: Jo, akoma.

Selvije Kasapi: Është ende herët.

Shpat Kasapi: Kemi shumë preferenca por të shohim. Mendoj se kur të lindë, do ia gjej emrin për 5 minuta./tvklan.al


Shtuar 14.10.2021 19:11