U vetëdorëzua në polici, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 50-vjeçarit në Selanik: Më kishte kërcënuar

Ditën e djeshme autori i vrasjes së 50-vjeçarit Shpëtim Bajrami, është vetëdorëzuar në polici.

Gjatë dëshmisë së tij për autoritetet greke, ai ka thënë se nuk ka dashur ta vriste dhe se me viktimën ishin shokë por mes tyre ka pasur një konflikt për çështje lekësh.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima” ka thënë ai.

Kujtojmë se Bajrami u me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e 13 korrikut në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.


Shtuar 15.07.2023 09:23