Supergoli në minutën e fundit nuk i mjafton Kukësit, Tirana merr tre pikët e radhës në transfertë

Tirana ka fituar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Pjesa e parë ishte e përgjumur, me asnjë rast të rrezikshëm që nuk u regjistrua nga të dyja skuadrat.

Në të dytën mendoi Hilan, i cili ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, ishte Doka ai i cili shënoi dhe të dytin e hodhi “KO” vendasit.

Në minutën e fundit të takimit ishte Mario Beshiraj i cili realizoi një supergol, por që vlejti vetëm për statistikë.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.


Shtuar 18.09.2023 18:03

Tags: ,