Kriza energjitike / Si pritet të jenë reshjet gjatë ditëve në vijim ?

Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit janë përfshirë nga thatësira. Kjo ka bërë që niveli i ujit në liqenet ku prodhohet energji nëpërmjet hidrocentraleve të bie ndjeshëm.

Thatësia e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar drejt kuotave minimale liqenin e Fierzës. Niveli i ujit është aktualisht 257m, 17 metër larg thatësirës totale.

Kuota maksimale është 296 m. Sipas KESH, prurjet në Kaskadën e Fierzës janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me tri turbina, nga 4 që ka hidrocentrali i Fierzës.

Por shpresat për një ndryshim të shpejtë të situatës duke optimiste. Sipas parashikimeve të motit, pritet që në fund të muajit dhe në fillimit të Prillit vendi ynë të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Në veri do të ketë reshje intensive dhe rrebeshe shiu. Konkretisht reshjet e shiut pritet të fillojnë më datë 30 maj dhe do të vijojnë përgjatë ditëve të para të Prillit.. Këto reshje pritet të ndihmojë situatën ku gjendet aktualisht vendi ynë me krizën energjitike.

Duke qenë se Shqipëri një pjesë të energjisë e prodhon me anë të hidrocentraleve kjo pritet të përmirësojë situatën pasi vendi gjendet në krizë energjitike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka bërë me dije se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të mungojë energjia elektrike dhe nuk do të ketë as rritje të çmimit.

Sipas ministers kushte më të mira do të ishin nëse do të kishte reshje shiu.

“Kushte të mira ne konsiderojmë kur të kemi shira në kaskadën e Drinit.”