Motorri përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka pëplasur për vdekje një komëbsr.

Siaps informacioneve 49-vjecari G.D ka humbur jetën pas përplasjes, ndërsa drejtuesi i mjetit 7-vjeçari L.D ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se u referuan materialet në Prokurori për drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet L. D.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 22.06.2023 19:03