Ja cila skuadër e Premier League ka shënuar më shumë gola në vitin 2022

Tottenham kryeson Premier Ligën me golat e shënuar në vitin 2022.

Spurs mposhti Newcastle në javën e 31-të të Premier League (5:1).

Skuadra e Antonio Contes ka shënuar 30 gola këtë vit, më shumë se lideri i Premierligës, Manchester City (19) dhe Liverpooli i vendit të dytë (27).

Tottenham është në vendin e katërt në renditje me 54 pikë në 30 ndeshje.

Arsenali (i 5-ti) ka të njëjtin numër pikësh me dy ndeshje më pak, të hënën Topçinjtë do të përballen me Crystal Palace dhe lufta për zonën Champions bëhet sa më e bukur. /albeu.com/