Mori fund! Çifti i famshëm divorcohen pas tradhtisë së bujshme

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë dhënë fund martesës 11-vjeçare dhe lajmi vjen pikërisht pas lajmeve se koreografi e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne. Pak kohë më parë, u tha se çifti ishin ndarë që vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Megjithatë në paraqitjet e fundit, Natalie është shfaqur pa unazën e saj të martesës.

Benjamin i propozoi aktores në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2012. Dyshja kanë dy fëmijë, djalin Aleph, 12 vjeç dhe vajzën Amalia, 6 vjeç.