Aksident tragjik në Fier, humb jetën punonjësi i policisë (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjene  sotme në aksin Patos-Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas informacionit automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba, 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën efektivi i policisë.

Njoftimi:

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 19.03.2023 22:45