Makina përplas këmbësorin në vizat e bardha në Vlorë, shoferit i bëjnë testin e alkoolit

`Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.

Mësohet se automjet tip “Ford” ka aksidentuar një 60-vjeçar që po kalonte tek vizat e bardha. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, ndërsa pritet të shoqërohet në komisariat.

 


Shtuar 9.08.2023 11:19