Konflikti për plazhin përfundoi në përplasje me armë mes vëllezërve, vihet në pranga autori

Policia ka arrestuar Eduard Kondin, i cili dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij në Radhimë, Benjamin Kondi. Ky i fundit ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia.

Sipas burimeve, konfliki nisi për administrimin e plazhit i cili është në pronësi në dy vëllezërve dhe degradoi në përdorimin e armës.

Eduardi është arrestuar në një banesë në Lungomare dhe po shoqërohet në komisariat.