Të dy kanë pasion muzikën, kush e këndon më mirë “Bella Ciao” Rama apo Taulant Balla? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama duket se ka pasion edhe muzikën përveç pikturës. Në një video të postuar në profilin e tij në TikTok ai shihet të këndojë këngën e famshme italiane “Bella Ciao”.

Krahë tij është këngëtari Andi Stafuka i cili këndon bashkë me kryeministrin i cili e përqafon atë pas performancës.

@ediramatiktok♬ original sound – EdiRamaTikTok

Pas Ramës, në të tjera video që qarkullojnë në TikTok shihet të ketë kënduar edhe deputeti socialist Taulant Balla. Ai ka kënduar të njëjtën këngë si kreu i partisë së tij, por kur kënga mbaroi dhe filluan tingujt e këngës arbëreshë “Lule Lule”, Balla u kthye përsëri në mikrofon për ta kënduar plot emocion.

@maro.fier♬ suono originale – MARO FIER

 


Shtuar 21.12.2022 10:01