Zelensky zbulon detyrat e ushtarëve ukrainas për sot

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se detyra kryesore e kësaj dite është që ushtarët ta çojnë autokolonën humanitare që po udhëton drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit në destinacion, raporton CNN.

“Karvani ynë humanitar është dy orë larg Mariupolit, vetëm 80 kilometra larg”, tha ai në një mesazh të shkurtër në Instagram.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta kapërcyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e kishës ortodokse, të cilët po shoqërojnë autokolonën me ushqime, ujë, ilaçe… Ukraina ka furnizuar 100 tonë, nevojat bazë për qytetarët e saj,” shtoi ai.

Kolona u nis të shtunën nga qyteti Zaporizhzia dhe kujtojmë se Mariupol është nën rrethim për më shumë se një javë, ku pjesa më e madhe e qytetit është pa energji elektrike dhe ujë.

“Rusia ka humbur mijëra automjete ushtarake, 74 avionë dhe 86 helikopterë pas 18 ditësh luftë”, tha Zelensky./albeu.com/