Formacionet zyrtare, Roma – Inter

Roma pret Interin në “Stadio Olimpico” ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian me fillim nga ora 18:00.

Dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, teksa forma e tyre në ndeshjet e fundit na siguron se do të jetë një ndeshje spektakolare.

Interi në pesë ndeshjet e fundit numëron katër fitore dhe një barazim, ndërsa Roma ka një humbje një barazim dhe tri fitore radhazi, fitore këto që erdhën kur në krye të klubit u emërua Daniele De Rossi.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në “San Siro”, Interi doli fitues me rezultat minimal 1-0 duke iu falenderuar golit të Marcus Thuram.

Inzaghi ia ka besuar sulmin dyshes Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, ndërsa De Rossi në anën tjetër Paulu Dybalas dhe Romelu Lukakut.

Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Huijsen, Angelino; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy.

Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro.

/Telegrafi/


Shtuar 10.02.2024 17:09