Aksident i rëndë në Korçë, makina bëhet copash, lëndohet shoferi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në Korçë, pranë fshatit Çiflig

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar të përplaset me barrierat anësore të rrugës.

Siç shihet në foto mjeti është bërë copash. Shoferi ka pësuar lëndime, ende nuk dihet gjendja e tij. Shoferi është duke marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/ 


Shtuar 25.07.2023 10:03