Formacionet zyrtare Napoli-Milan, fituesi merr kreun e Serie A

Pas pak do të luhet supersfida ndërmjet Napolit dhe Milanit.

Në Maradona Stadium do të luhet për kreun e Serie A. Të dyja klubet janë pothuajse të barabarta në këtë kompeticion dhe me pikë në tabelë gjithashtu, ku janë në vendin e tretë dhe të katërt të rënditura me nga 57-të pikë.

Vihet re prezenca e Zlatan Ibrahimovic i cili do ta nisë nga stoli këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Théo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessié, Leao; Giroud./ h.ll/abcnews.al


Shtuar 6.03.2022 20:01