Rrëzohet rekursi për Ahmetajn, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë të Arben Ahmetajt.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave.

Mësohet se sot është rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Kujtojmë se Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ahmetaj, dyshohet, sipas Prokurorisë, për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni te pastrimi i parave dhe mosdeklarimi apo fshehja e pasurisë.

Hetimet kanë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve të cilët fituan kontratat për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, si dhe favorizme që ai, nga pozitat e ish ministrit të Ekonomisë dhe më pas të Financave u ka ofruar atyre, duke marrë në këmbim , shpërblime në forma të ndryshme./albeu.com/