U kap me 180 mijë euro kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, si tentoi t’i ikte policisë më këmbë

Karabinierët e stacioneve Cortemilia dhe Alba arrestuan një djalë 20-vjeçar me origjinë shqiptare për trafik droge.

I riu ishte pranë kopshteve publike të Strada Rorine di Alba kur, sapo pa patrullën e karabinierëve që po përgatitej ta kontrollonte, tentoi një arratisej më këmbë, por u ndalua shumë shpejt.

Në një kontroll personal, të riut iu gjetën një duzinë doza të parapaketuara të një lënde, e cila më pas u zbulua si kokainë dhe disa qindra euro cash në prerje të vogla.

Si pasojë e asaj që doli, kontrolli është shtrirë edhe në shtëpinë ku banonte i riu; aty policia gjeti dhe sekuestroi gati një kilogram kokainë të pastër ende për t’u prerë, e cila vlerësohet me pakicë mund të kishte sjellë deri në 180 mijë euro, si dhe 8 mijë euro para cash.

I riu kishte shkuar si vizitor në Itali te disa bashkëatdhetarë dhe nuk rezulton të ketë precedent rë mëhershëm penal. Ai u arrestua dhe u dërgua në burg./albeu.com