VIDEO/ Incident në koncertin e Nikos Vertis, fansi i shkon në skenë, roja e “flak” tutje

Një incident i paprecedentë ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtarit të njohur grek, Niko Vertis.

Truproja i këngëtarit ka larguar me forcë fansin e këngëtarit, i cili hipi në skenë për të parë nga afër dhe për të kënduar me artistin e tij të preferuar.

Me të hipur në skenë, truproja i Nikos Vertis ka kapur me forcë personin në fjalë, e ka shtyrë dhe larguar.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga të pranishmit në koncert të cilët kanë akuzuar truprojën për sjellejn e vrazhdë ndaj fansit. Ndërsa video nga incidenti është bërë virale në rrjetet sociale.

@ri.pro βέρτη θεέ ? #βέρτης #tsireio #mpesfypgamw #vertis #limassol #cy ♬ original sound – margarita

/albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 12:38