“Dashuria jonë”, djali i Alban Hoxhës feston ditëlindjen, Çiljeta ndan pamjet nga festa (FOTO LAJM)

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar aq shumë saqë ajo s’do ta mendonte dot jetën pa të.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.

Çiljeta është nënë e një djali, Fernandos i cili është rreth dy vite më i madhe se djali i Albanit, Beko.

Ky i fundit ka festuar ditëlindjen dhe ka qenë Çiljeta ajo e cila ka ndarë pamje nga festa që i ka organizuar, pjesë e të cilës ka qenë edhe këngëtarja Zaimina Vasjari.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë”, shkruhet në tortën e përgatitur.
Postimet e Çiljetës me djalin e saj dhe djalin e Albanit nuk mungojnë herë pas herë dhe këngëtarja i quan “djemtë e saj”./albeu.com/