Ministrja Kushi publikon afatet: Deri në këtë datë mund të regjistroni fëmijët në klasë të parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka publikuar informacione në lidhje me regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë, për vitin shkollor 2023-2024.

Sipas ministres, regjistrimi bëhet përmes aplikimit në e-albania, nga 21 gushti deri më 1 shtator.

Gjithashtu, me ndryshimet e miratuara në Ligjin e Arsimit Paraniversitar, edhe fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor mund të regjistrohen.

Postimi i Kushit:

Me ndryshimet që miratuam ✍️? në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin ??? 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ✅ regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit ?‍?‍? që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në ?‍? sistemin e-Albania nga ? data 21 gusht deri më 1 shtator.

➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.


Shtuar 14.08.2023 22:22