Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Rusia po kryen sulm ndaj së drejtës ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Adsamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama u ndal te lufta në Ukrainë, ku tha se këtë vit shpresa dhe besimi janë copëtuar për shkak të agresionit rus.

“Kemi qenë dëshmitarë të solidariteti e një domosdoshmërie e gjithë kohshme të nevojës për të punuar së bashku, bota ka njohur përparim, por rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa, kemi qenë dëshmitar i kthimeve pas dhe progresit, kjo ka ndodhur për shkak të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, për shkak të politikave të ngushta, nga nacionalizmi, kjo është arsyeja pse ne bëjmë kontrollin e shëndetit të botës. Nëse të angazhohesh ndaj paqes dhe sigurisë, të ruash të drejtën ndërkombëtare, për klimën, nuk nënkupton të përsërisim njëri tjetrin. Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtua, agresioni mizor i Rusisë. Lufta nuk është vetëm kundër Ukrainës, por një sulm kundër të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama.