U paraqit i plagosur në spital, 35 vjeçari dhe dy shokët arresohet nga policia, nuk treguan rrethanat e ngjarjes

Njv i ri 35 vjeçar vhtë arrestuar ditvn e sotme nga policia e Elbasanit pasi është paraqitur në spital për tv marrë mjekim duke qënë se ishte i plagosur.

Policia ka pytur nv lidhje me rrethan e ngjarjes ndërsa i riu ka refuzuar që të flasë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i plagosuri, F. M., 35 vjeç, ka shkuar për mjekim në spital, por nuk ka treguar se është qëlluar me armë zjarri. Ai u ka thënë bluzave të bardha se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori.

Por, pas kqyrjes në vendin e ngjarjes, hetuesit nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Kjo ka bërë që të tregoheshin mosbesues ndaj të riut dhe mjekët kanë dalë në përfundimin se ai ishte plagosur me armë zjarri. Autori dhe rrethanat mbeten mister, pasi as vetë 35-vjeçari dhe as dy shokët e tij nuk kanë pranuar të flasin. Sh. H.,M. G., dhe i plagosur F. M., janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Shkoi për mjekim në spital, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet në flagrancë nga Policia. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë (shokët e tij), për moskallëzim krimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Më datë 30.12.2022, rreth orës 21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi F. M., me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe shtetasit Sh. H. dhe M. G., shokë të shtetasit F. M., të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes. Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./albeu.com


Shtuar 31.12.2022 16:31