Dy të mitur bien nga lartësia duke punuar, në pranga pronari i qendrës tregtare

Dy të mitur janë lënduar pasi kanë nga një lartësi ku ka qenë duke punuar.

Dy shtetesit e mitur janë 16 dhe 17 vjeç, ndërsa policia ka vënë në pranga pronarin e qendrës tregtare ku po punohej, shtetasin I.GJ, 45 vjeç.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç. /albeu.com