“Shqipëria do të ketë 2 satelitë”, Salianji i kujton Ramës premtimin: Në qiell po fluturon veç nafta (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sjellë në kujtesë premtimet e kryeministrit Edi Rama për satelitët e lëshuar në hapsirë.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji ka ka ironizuar premtimin e kryeministrit Rama, të bërë nga salla e Kuvendit, ku u shreh se Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapsirë në një periudhë kohore të afërt.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrinte në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!”, shkruan Salianji bashkëngjitur videos ku Rama bën deklaratën, e cila duhet thënë se shkaktoi shumë të qeshura në sallën e Kuvendit.

Më tej Salianji ironizon kryeministrin duke thënë se e vetmja gjë që po fluturon në Shqipëri aktualisht janë çmimet, si të karburantit dhe të ushqimeve.

“Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë…”, shprehet deputeti i PD./albeu.com/