“Këtë dhuratë Labërisë ia bëri Damiani, Balluku dhe kreu i qeverisë”, Rama inaguron me këngë labe tunelin e Skërficës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë në inagurimin e tunelit të Skërficës dhe rrugës Kardhiq – Delvinë.

Grupi “Zëri i Bilbilit” thuri posacërisht vargje për kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit kanë qenë ede ministrat Ballaku, Gjiknuri dhe Kumbaro, gjithashtu edhe kryetarët e bashkive të jugut.

Vargjet:

I thotë qafa e Skërficës

Luvadhit dhe Gramatesë

Paska dhe male mbi male

Që të çajnë mes për mes.

Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

Dhe kreu i qeverisë

Nisën punimet e para

Seneja 2000 e shtatë

Por e sosi Edi Rama

Më pak se gjysëm mandatë

Ti e lidhe labërinë

Me rrugë kryq e terthorë

Kurveleshin me Himarën

Tepelen Kuç edhe Vlorë.

Këtu mezi shkonin trimat

Për Senicë e Taroninë

Tani lidhet me tunelin

Gjirokastra me Delvinë

Mbaso do meren me grupin

Që e mburrëm qeverinë

Kush punon për këtë truall

Këngën labe ka shpërblim/albeu.com