Modelja dridhet nga emocionet: Kanë tentuar të abuzojnë me mua në punë

Modelja Juarda Allko rrëfeu në studion e Euronews Albanis se kanë tentuar të abuzojnë me të në vendin e punës.

“Ka pasur raste duke qenë se ne na quajnë shpesh dhe mendjelehta, mund të bëjnë çdo gjë, mund të shkelin veten e tyre dhe ka pasur dhe nga këto raste që kanë tentuar të abuzojnë. E kam folur dhe me të tjerët, me rrethin tim të ngushtë, kam mbajtur distancën time,” – u shpreh modelja.

Ajo tha se ka pasur njerëz në grupin e saj të afërt shoqëror që e kanë gjykuar pasi është pjesë e botës së artit, ndërsa theksoi se pavarësisht këtyre nuk do të hiqte dorë nga diçka që i pëlqente dhe e përmbushte.

Sipas saj, të tillë njerëz i kanë dhënë më shumë forcë.


Shtuar 8.03.2023 09:42