U sekuestruan dje te “5 Maji”, zbulohen sa armë e municione kishte brenda thesit të fshehur në gropë

Ditën e djeshme gjatë një operacioni nga policia e Tiranës në zonën e “5 Majit” janë zbuluar në një gropë dhe sekuestruar disa municione.

Ndërkohë ditën e sotme janë zbuluar sesa municione kishte brenda në thesin e fshehur brenda një grope.

U gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh, rreth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët se dhe 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale. Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

Njoftim policie

Policia e Shtetit del me informacion zyrtar pas zbulimit të një sasie armësh e municionesh ditën e djeshme në Tiranë.

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

 

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim./albeu.com


Shtuar 6.10.2022 10:50