Igli Tare zbulon shumë të reja nga pozita e drejtorit

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka folur sot në mikrofonat e Sky Sport për tregun e transfereve dhe më gjerë. Drejtori shqiptar ka thënë se të gjithë te Lazio janë duke ëndërruar titullin.

“Ne së pari kemi një ëndërr, atëherë do të mendojmë për pjesën tjetër. Po synojmë titullin dhe do rinovojmë më Inzaghin, këto janë prioritetet kryesore” ka thënë Tare.

Ish ylli i Kombëtares Shqiptare ka thënë se vlera e lojtarëve në tregun evropian do të bie.

“Tregu i transferimeve do të ndryshojë në epokën e pas virusit, për Lazio dhe për të gjithë. Është diçka që na ka prekur të gjithëve në financa. Në aspektin personal, për mua muajt e koronavirusit kanë qenë më të mirët në jetë. Më në fund kisha kohë për familjen” ka thënë Tare.

Sa i përket transfereve, Tare ka thënë se secila dëshirë e futbollistëve do të merret parasysh dje se secila situatë do të vlerësohet pa presion e për të mirën e të gjithëve.


Shtuar 2.06.2020 13:08