U bë shkak për 90% të të infektuarve në Elbasan, ky është restoranti që u kthye në vatrën kryesore

Një restorant është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në Elbasan ku sipas ISHP dyshohet të ketë infektuar 90 për qind të totalit të të prekurve me koronavirus në këtë qytet.

Mësohet se restoranti përballë Gjykatës në Elbasan ka qendruar hapur në kundërshtim me urdhrin për shkak të masave ndaj koronavirusit duke u bërë një vatër e madhe infeksioni për qytetin.

Abcneës.al raporton se ISHP ka konstatuar me koronavirus pronarin 46 vjeçar të restorantit, ndërsa gjatë ditës së sotme ka dalë pozitive edhe bashkëshortja 40 vjeçare e tij.

Gjithashtu, ISHP ka zbuluar se në këtë restorant është infektuar edhe një burrë 62 vjeçar, i cili më pas ia ngjiti virusin dy djemve të tij. Po aty ka marrë virusin edhe një burrë 50 vjeç, i cili infektoi gruan dhe dy vajzat e tij. Më parë, në të njëjtin restorant është infektuar edhe administratori i një pallati.

Në total, numri i të prekurve nga koronavirusi në Elbasan ka shkuar në 12, ndërsa pritet raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë.


Shtuar 8.04.2020 09:24