Aksident në Librazhd-Elbasan, shoferi humb kontrollin, përmbyset makina

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur  “Kthesa e Murrashit”.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikës, ndërsa aktualisht një raportohet për të lënduar./Albeu.com/


Shtuar 1.08.2023 15:27