Erion Veliaj infektohet me COVID-19

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me një post në rrjetin social Facebook vetëm pak minuta më parë.

Veliaj pohon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nga dita e sotme do të punojë nga shtëpia.

Postimi i Plotë

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!


Shtuar 28.07.2020 07:17