Kievi paralajmëron rusët të mos adoptojnë “fëmijët e vjedhur”

Zëvendëskryeministri ukrainas ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e “vjedhur” nga Ukraina dhe transportuar në Rusi.

Duke shkruar në rusisht në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se ishte “veçanërisht e neveritshme” të mburresh publikisht për aktivitetin “ilegal”.

Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin.

“Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe poshtërsi,” shkroi Vereshchuk.

“Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë të vjedhur në Ukrainë.”, shtoi ajo.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti për Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Rusinë për dëbim të fëmijëve.

Vereshchuk tha se “dhjetëra” rusë që kishin vendosur “të adoptonin jetimët e vjedhur nga Ukraina” herët a vonë “duhet të përgjigjen” për këtë.


Shtuar 29.03.2023 13:04