Shpërthimi me tritol në Sarandë, reagon policia: Bashkëpronarët janë në gjyq prej vitit 2002

Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë, në hotel “Bizanti”.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe objektet në afërsi, ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

 

 

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2023 08:00