“Ervis Martinaj është gjallë, Artan Hoxha ka shkuar ta takojë në Kolumbi…”, gazetari: Çfarë sjell ora nuk sjell moti

Gazetari i ABC Artan Hoxha ka reaguar mbi lajmet, të cilat lidhen me takimin e tij dhe shumëkëkurkuarin e policisë Ervis Martinaj.

Së fundmi në mediat online shkruhet se Hoxha ka shkuar në Amerikën Latine për të takuar Ervis Martinajn.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha bën ironi me komentet dhe lajmet e tilla duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti..”.

Fakti që Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajn duke bërë që qytetarët, por edhe mediat në disa raste të spekulojnë me fatin e tij, siç janë edhe komentet apo titujt e publikuara nga gazetari Artan Hoxha.

Ndërkohë, gjatë intervistave të mëparshme në ABC, Hoxha është shprehur se Martinaj u kap nga kundërshtarët e tij në një shtëpi pranë Vorës nga një skuadër e veshur me uniforma të Forcave Speciale.


Shtuar 13.09.2022 10:41